Partizani prezanton afrimin e radhës

Futboll

Partizani prezanton afrimin e radhës

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 15:30
Partizani prezanton afrimin e radhës

Partizani nuk ia doli të eliminojë gjeorgjianët e Saburtalos në Conference League. Rrugëtimi europian i “demave” përfundoi që në raundin e parë, ndërkohë që drejtuesit janë fokusuar te merkaton.

Sot ka ardhur zyrtarizimi i përforcimit të radhës. Klubi kryeqytetas ka njoftuar afrimin e Jozef Menich. 27-vjeçari sllovak luan si qendërmbrojtës. Ai ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Partizanin.

Menich ka luajtur më parë në vendlindje me skuadra si Spartak Trnava, Ruzhomberok dhe Zlate Moravce. “FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Jozef Menish.

Mbrojtësi sllovak bashkohet me të kuqtë pas eksperiencave në elitën e futbollit Sllovak me skuadrat e Spartak Trnava, Ruzhomberok dhe së fundmi te Zlate Moravce.

Qendërmbrojtësi 27 vjeçar do të jetë pjesë e 16-të herë kampionëve të Shqipërisë për dy sezonet e ardhshme”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit të kuq.

Menich është goditja e gjashtë e Partizanit në merkato. Deri tani kanë zbarkuar nën urdhrat e Dritan Mehmetit Engjëll Hoti (Mesfushor), Bruno Telushi (Mesfushor), Matei Cvetanovski (Sulmues), Bekim Rexhepi (Portier) dhe David Atanaskoski (Mbrojtës).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat