Javën e ardhshme priten kontakte të reja mes Milanit dhe Totenhemit

Futboll

Javën e ardhshme priten kontakte të reja mes Milanit dhe Totenhemit

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 14:07
Priten kontakte të reja mes Milanit dhe Totenhemit

Sipas raportimeve të “Sportitalia”, javën e ardhshme priten kontakte të reja mes Milanit dhe Totenhemit për 23-vjeçarin, Zhapet Tanganganë.

Takimi do të shërbejë për të kuptuar mundësinë e afrimit të mbrojtësit te kuqezinjtë me formulën e huazimit me të drejtë blerje.

Për momentin “Spurs”-at nuk duken të prirur për të pranuar një transferim të tillë, për shkak edhe të interesimit në rritje që po shfaqin klube të tjera.

Kjo konfirmohet edhe nga zërat se për Tanganganë interesohen Valencia e Gatuzos, Napoli dhe Njukasëlli që gjithmonë është gati të bëjë goditje falë parave që zotërojnë pronarët e rinj.

Të gjitha këto klube do të ishin të gatshme të bënin ofertë për një transferim të përhershëm ose në çdo rast të vendosnin detyrimin për blerje. Me pak fjalë, nëse kuqezinjtë dëshirojnë Tanganga, ata do të duhet të bëjnë një investim për ta blerë menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat