Marrëveshja e Barcelonës dhe Unitedit vazhdon të mbetet peng

Futboll

Marrëveshja e Barcelonës dhe Unitedit vazhdon të mbetet peng

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 18:22
Frenkie de Jong

Ylli holandez i mesfushës, Frenkie de Jong është në listën e dëshirave të Manchester United.

‘Djajtë e Kuq’ kanë bërë lëvizjet për të transferuar lojtarin, dhe Barca janë pajtuar me propozimin e United. Por jo edhe lojtari.

Raportimet e fundit nga Spanja japin më të rejat për situatën e Frenkie, duke thënë se lojtari vazhdon të jetë kundër opsionit për largim.

Përfaqësuesit e De Jong edhe më parë i kishin bërë të ditur bordit katalan se klienti i tyre nuk e mendon largimin.

Marrëveshja mes United dhe Barcës vazhdon të jetë në fuqi. Palët duhet të punojnë me lojtarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat