Dështon transferimi i Alioskit te Trabzoni?

Futboll

Dështon transferimi i Alioskit te Trabzoni?

Nga: K.G. Më: 19 korrik 2022 Në ora: 19:49
Dështon transferimi i Alioskit te Trabzoni?

Transferimi i shqiptarit Ezgian Alioskit nga Al Ahli te Trabzonspor-i dukej si punë e përfunduar, por sipas informacioneve të fundit përfaqësuesi i Maqedonisë së Veriut nuk do ta vazhdojë karrierën në kampin e kampionit të ri turk.

“Mediat nga Turqia bëjnë të ditur se Trabzon ka pritur gjatë për një marrëveshje me Alioskin, për i ka ndërprerë përfundimisht negociatat dhe fokusimin e ka në opsione të tjera për pozitën e mbrojtësit të majtë.

Kështu, “kaltër e zinjtë” blenë nga Kasimpasa Eren Elmalin si mbrojtës të ri të majtë, çka nënkuptonte edhe fundin e “historisë së Alioskit””, shkruan media maqedone “Ekipa.mk”.

“Trabzonspor tashmë ka mbushur vrimën në ekipin e krahut të majtë dhe ka njoftuar agjentin se nuk po kërkon lojtarë të tjerë për këtë pozicion”, shkruajnë mediat turke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat