Cancelo do të mbajë 7-shin

Futboll

Cancelo do të mbajë 7-shin

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 13:50
Cancelo do të mbajë 7-shin

Mbrojtësi portugez, Joao Cancelo ka ndryshuar numrin e tij pas largimit të Raheem Sterling nga Manchester City.

Cancelo do të mbajë 7-shin, që e mbante Sterling, në vend të 27-ës, edicionin e ardhshëm.

Portugezi ka bërë 128 paraqitje dhe ka shënuar tetë gola gjatë tre viteve të tij me Cityn, pasi u bashkua nga Juventus në 2019.

Ai më parë ka veshur fanellën me numrin 7 te Interi dhe Valencia, ndërsa ka mbajtur fanellën me numër 70 te Benfika.

Ashtu si Sterling, emra të tjerë që kanë shkruajtur historinë me “citizens” dhe që kanë mbajtur numrin 7 janë Georgi Kinkladze, Stephen Ireland, David White, Peter Barnes, Mike Summerbee dhe Robbie Fowler.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat