Ramsey i është bërë barrë Juventusit

Futboll

Ramsey i është bërë barrë Juventusit

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 06:42
Aron Ramsey

Dikur e refuzonte edhe një skuadër si Manchester United si lëvizje të mundshme.

Numri 16 tek Arsenali, përkundër lëndimeve të shpeshta, premtonte shumë në të ardhmen.

Mesfushori, pos detyrave organizative, dinte edhe të shënonte kohë pas kohe.

Kur u mendua se e arriti moshën e pjekurisë dhe “topçinjtë” po e blindonin një futbollist që u kishte munguar gjatë, i njëjti filloi të ndihej se vlente më shumë sesa ajo që jepte në fushë.

Skadimi i kontratës me londinezët parasegjithash ndodhi për shkak të mosmarrëveshjeve për pagë.

Kur tanimë është vetëm 31-vjeçar dhe supozohet se mund të luajë për të paktën edhe pesë vite në nivele të larta, lojtarin më nuk e do askush.

Edhe te Juventusi, që erdhi me shumë bujë, është kthyer në barrë.

“Zonja e Vjetër” po e do detyrimisht jashtë skuadrës dhe për këtë ia ofron 1.5 milionë euro vetëm që ai të dakordohet për shkëputje kontrate.

Së fundi ai mbeti jashtë listës së skuadrës së “bardhezinjve” për turin parasezonal pasi Massimiliano Allegri nuk po e sheh të denjë futbollistin.

Aktualisht është vetëm Rangers e interesuar për lojtarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat