Ronaldo bën “sakrifica”

Futboll

Ronaldo bën “sakrifica”

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 11:29
Ronaldo bën “sakrifica”

 

Kristiano Ronaldo me sa duket e ka ndarë mendjen për të mos u kthyer më në “Old Trafford” dhe po kërkon një skuadër të re. Ai ka urdhëruar agjentin e tij Zhorge Mendesh t’i gjejë një sistemim të ri. Pavarësisht se deri më tani janë përfolur një sërë skuadrash, Ronaldo vazhdon të jetë pjesë e Mançester Junajtidit dhe nëse kjo histori vazhdon e tillë, largimi i mundshëm i tij nga “Djajtë e Kuq” pritet të kthehet në një telenovelë vere.

Ronaldo nuk ka dalë në stërvitje me Mançesterin me nisjen e fazës përgatitore si dhe ka refuzuar të udhëtojë me ekipin në turneun aziatik që po zhvillon klubi i tij. në Angli janë të bindur se Ronaldo nuk do të kthehet të veshë më fanellën e Mançesterit. Dhe për t’u larguar nga klubi i tij portugezi është gati të bëjë gjithçka, madje të sakrifikojë edhe rrogën e tij.

Sipas “CBS” Ronaldo do të ishte i gatshëm të pranonte një ulje të ndjeshme në pagën e tij, konkretisht 30%.

Sipas televizionit në fjalë, një ulje e tillë drastike mendohet se agjenti i tij Mendesh ua ka bërë me dije të gjitha skuadrave që kanë shfaqur interes për sulmuesin 37-vjeçar. Ronaldo ka një pagë prej 30 milionë eurosh në sezon, që do të thotë me 30% më pak, klubet e tjera do të duhet t’i sigurojnë diçka më shumë se 20 milionë euro në sezon nëse duan të kenë shërbimet e tij.

Në listën e klubeve të përfolura si destinacion i mundshëm i Kristiano Ronaldos kanë qenë Çelsi, Bajerni i Mynihut, Paris SG-ja dhe së fundi Atletiko e Madridit. Klubi madrilen duket i pozicionuar më mirë nga të gjithë për të përfituar nga shërbimet e Ronaldos. Por janë pikërisht kërkesat financiare të portugezit që e bëjnë të pamundur bashkimin e tij me skuadrën e drejtuar nga Diego Simeone. Presidenti i Atletikos, Serezo, është gati të bëjë sakrifica, por fillimisht atij do t’i duhet të shesë ndonjë lojtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat