Bruno Ceka takon tre presidentët  e Federatave të futbollit të Shqipërisë, RMV-së dhe Kosovës

Futboll

Bruno Ceka takon tre presidentët  e Federatave të futbollit të Shqipërisë, RMV-së dhe Kosovës

Nga: Shaban Sinani Më: 24 korrik 2022 Në ora: 18:14
Bruno Ceka takon tre presidentët  e Federatave

Kontribuesi i çështjes shqiptare dhe ish kryetar i Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan dhe ish futbollist i gjeneratës së parë të KF Shkëndija, Bruno Ceka gjatë qëndrimit në vendlindje ka pasur takime të shumta me persona nga jeta publiko shoqërore që kanë funksione të larta nëpër institucione  të ndryshme publike.

 Në  mesin e takimeve  të shumta është edhe  ajo në Strugë me tre  kryetarët e Federatave të futbollit Armand Duka  i FSHF-së, Muamed Sejdini i FFM-së dhe Agim Ademi i FFK-së.

“Qëllimi i mbledhjes ishte përforcimi i kooperimit  dhe bashkëpunimit ndërmjet tre Federatave të futbollit  dhe  u dëshirova suksese të mëtejme  gjatë kualifikimeve  si në FIFA ashtu edhe në UEFA”, - deklaroi  Bruno Ceka 

Bruno Ceka i  cili është ambasador kombit shqiptar gjithmonë ka kontribuar  dhe  vazhdon të kontribuoj për të mirë e popullit por edhe sportit për 40 vite kudo që  ka mundësi për të ndihmuar .  

Në mesin e takimeve  të  shumta  ditëve në vijim ai do të pjesëmarrës në inagurimin e presidentit të  Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat