Ikona e United: De Jong duhet t’i bëjë padi Barcelonës

Futboll

Ikona e United: De Jong duhet t’i bëjë padi Barcelonës

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 19:15
Frenkie de Jong

Ikona e Manchester United, Gary Neville beson se Frenkie de Jong duhet t’i bëjë padi skuadrës së Barcelonës.

Barcelona është një nga skuadrat më aktive në merkaton e verës. Goditjet e mëdha të finalizuara këtë verë kanë bërë që shumë të kthehen kundër Barcës, për ta parë si ‘djall’.

I fundit që i bashkohet kritikave është Neville, i cili nuk pajtohet me mënyrën se si Barca po sillet me holandezin De Jong, dhe e këshillon këtë të fundit t’i bëjë katalanëve një padi.

“De Jong duhet të konsiderojë aksione legale kundër Barcelonës dhe të gjithë lojtarët duhet ta mbështesin atë”, ka shkruar Neville.

“Një klub që shpenzon kaq shumë në lojtarë të rinj derisa nuk paguan ata që i ka në kontratë me paratë që i obligohen, është amorale dhe shkelje. FIFPRO duhet të ndalojë këtë bullizëm”, ka shtuar anglezi.

Barcelona në këtë merkato ka transferuar emra si Franck Kessie, Andreas Christensen, Robert Lewandowski e Raphinha, derisa po punon edhe për Jules Kounde e Cesar Azpilicueta. Klubi i ka kërkuar Frenkie de Jong reduktim prej 40% në pagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat