Nuk harrohen dy golat e Sahit Kelmendit dhe evrogoli i Fadil Muriqit, duke kthyer kokulur skuadrën kroate

Futboll

Nuk harrohen dy golat e Sahit Kelmendit dhe evrogoli i Fadil Muriqit, duke kthyer kokulur skuadrën kroate

Nga: Kemajl Goca Më: 26 korrik 2022 Në ora: 16:04
Sahit Kelmendi

Prishtina ka lënë gjurmë në elitën e futbollit të shtetit (në ish Jugosllavi) që nuk ekziston më.

Gjenerata e artë e Prishtinës ka mposhtur ekipe të mëdha në vitet 1983-1988, pesë vite sa qëndroi në ligën e pare federative.

Prishtina e mposhti me rezultat 3:1 Rijekën, në ndeshjen që u zhvillua me 16 nëntor të vitit 1986 në kryeqytetin e Kosovës.
Image

Në këmbë nga e majta: Bjellojeviq, Domi, Kolenoviqi, Shengyli, Llapashtica, Koliqi. Ulur nga e majta: Sahiti, Kelmendi, Shala, Muriqi dhe Gashi.

Kjo ishte ndeshja e javës së 13-të, Prishtina renditej në vend të 15-të me 6 pikë, Zhelezniçari 5, Cërvena Zvezda 5 dhe Sarajeva 3, ndërsa Rijeka mbante pozitën e 11-të me 8 pikë.

Nuk harrohen dy golat e Sahit Kelmendit dhe eurogoli i Fadil Muriqit, kundër skuadrës së njohur kroate, Rijeka. 

Në minutën e 9-të, Fadil Muriqi, kreu një goditje të lirë nga rreth 18 metra dhe topi si gjyle kaloi mu pranë portierit Ravniq për t'u futur në rrjetë. 

Image

Kur Sahit Kelmendi mposhti Ravniqin

Rijeka barazoi me autogolin e Skënder Shengylit në minutën e 35-të.

Në pjesën e dytë doli në skenë Sahit Kelmendi, me dy golat e tij në minutën e 73-të dhe të 86-të, ngriti në këmbë mbi 12 mijë shikues dhe në anën tjetër kokulur skuadra kroate. 

Edicionin 1986-1987, Prishtina përfundoi në vend të 14-të me 29 pikë, duke siguruar ekzistencën në javën e fundit, me fitoren me rezultat 2:1 në Suboticë kundër Spartakut.

Prishtina – Rijeka 3:1 (1:1) 

Stadiumi në Prishtinë (tani "Fadil Vokrri").
Shikues: Mbi 12.000.

Gjyqtar kryesor Nikolla Roganoviq (Zrenjanin), Mateo Beusan (Dubrovnik), Risto Bundalevski (Shkupi).
Shënues: Fadil Muriqi (9'), Sahit Kelmendi 73' e 86') - Skënder Shengyli (autogol 35'). 
Kartona të verdhë: Stankoviq  - Jellaçiq e Matërlan.
Karton i kuq: Vujiçiq.
Prishtina: Rade Stevanoviq 7, Arbnor Morina 6, Shefqet Sinani 7, Gani Llapashtica 7, Skënder Shengyli 6, Muhamed Kolenoviq 7, Afrim Tovërlani 5 (Goran Popuvac), Sahit Kelmendi 7, Boban Stankoviq 6, Fadil Muriqi 6 dhe Stojmir Urosheviq 5.
Rijeka: Ravniq 5, Jellaviq 6, Milenkoviq 7, Kotur 7, Paliska 6, Sredojeviq 6, Jankoviq 6, Radmanoviq 6 (Strukar), Matërlan 5 (Valençiq), Shkerjanc 5 dhe Vujiçiq 5.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat