Vllaznia kundër të gjitha parashikimeve

Futboll

Vllaznia kundër të gjitha parashikimeve

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 12:19
Vllaznia kundër të gjitha parashikimeve

Vllaznia luan sot ndeshjen e kthimit të turit të dytë kualifikues të Ligës së Kombeve.

Klubi shkodran arriti të merrte një barazim 1-1 në “Lori Boriçi”, duke lënë gjithçka të hapur në duelin e mbrëmjes së sotme në Rumani. Pavarësisht këtij rezultati pozitiv, parashikimet nuk janë në krahun e kuqebluve për ndeshjen e kthimit.

Kompanitë e basteve nuk i japin shpresë Vllaznisë, teksa koefiçenti më i mirë për ta është 15. Ndërkohë, Universitatea Craiova kuotohet 1.25.

Dukshëm bastet dërgojnë rumunët në turin e tretë, por futbolli shpesh ka treguar se është i paparaahikueshëm. Vllaznia do të luajë kundër të gjithëve për të provuar surprizën e madhe për të kaluar në turin e tretë të Ligës së Konferencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat