Familja shpjegon me detaje gjendjen e ish-kampionit të botës

Futboll

Familja shpjegon me detaje gjendjen e ish-kampionit të botës

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 13:30
Familja shpjegon me detaje gjendjen e ish-kampionit të botës

Pas lajmeve që qarkulluan një ditë më parë për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të ish-futbollistit të kombëtares argjentinase, Interit dhe Fiorentinës në Itali, Daniel Passarella, orët e fundit, në Buenos Aires, familja ka publikuar një deklaratë në të cilën mohon kategorikisht hipotezën se “El Caudillo” vuan nga Parkinsoni, Alzheimeri ose ALS.

Në letrën e shpërndarë në media nga avokati Marcelo Vazquez Aguiar, bashkëshortja dhe djali i ish-futbollistit 69-vjeçar pranojnë se ai nuk është plotësisht mire, sepse “në fakt vuan nga një gjendje trishtimi me shenja depresioni” si rrjedhojë e izolimit prej pandemisë së Covid-19.

“Të qenët larg miqve dhe aktiviteti i tij i zakonshëm së bashku me një problem shurdhimi që e shtyu shumë më tepër në izolimin e tij, herë pas here i kanë dëmtuar humorin.

Passarella, përfundon letra, “ka mbështetjen e pakushtëzuar të familjes së tij me qëllim shërimin e shpejtë të tij. Kjo është arsyeja pse kërkojmë nga shtypi që të mos dëmtojë më tej Danielin dhe familjen tonë me lajme të paverifikuara".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat