Abraham: Nuk kam xhelozi për Dybalan

Futboll

Abraham: Nuk kam xhelozi për Dybalan

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 10:40
Abraham: Nuk kam xhelozi për Dybalan

E gjitha Roma pret këtë sezon asistime të Dybala dhe gola të Abraham, ndërsa ky i fundit është i mahnitur nga pamjet e prenzantimit të Dybala dhe mbi të gjitha i emocionuar që do të luajë përkrah argjentinasit këtë sezon.

“I dërgova një mesazh Paulos sepse nuk e prisja një gjë të tillë. Vërtet e pabesueshme.

Tani mund të shtoj: Është privilegj për ne që kemi një lojtar të këtij niveli në skuadër. Kjo do të thotë shumë për tifozët dhe kjo do të thotë shumë për ne. Po ndërtojmë një projekt të profilit të lartë”, u shpreh fillimisht Tommy.

I pyetur nëse ka xhelozi mes tij dhe Dybala, sulmuesi anglez u përgjigj:

“Jo. Mund të jenë dy mbretër, apo jo?”, përgjigjet duke qeshur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat