Roma mund të ketë dy mbretër

Futboll

Roma mund të ketë dy mbretër

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 16:22
Tammy Abraham

Tammy Abraham ka mohuar se është i shqetësuar për humbjen e vendit të tij në formacionin startues në skuadrën e Romës nga Paulo Dybala.

Skuadra e Serie A nënshkroi me sulmuesin argjentinas në një transferim të lirë këtë verë dhe ai pritet të bëhet një lojtar yll për skuadrën e Jose Mourinhos, por Abraham insiston se mund të ketë "dy mbretër" në kryeqytetin italian.

Sulmuesi anglez është i emocionuar për të mirëpritur ish-lojtarin e Juventusit në klubin Stadio Olimpico dhe beson se nënshkrimi i tij është provë e ambicieve të Romës.

I pyetur nëse është xheloz tani që Dybala është në skuadër, Abrahami i tha “Corriere dello Sport”: “Jo. Mund të jenë dy mbretër, apo jo?”.

Ai shtoi: "Është një privilegj për ne që të kemi një lojtar të këtij niveli në ekip. Do të thotë shumë për tifozët dhe do të thotë shumë për ne, që po ndërtojmë një projekt teknik të profilit të lartë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat