Si po e bllokon kalimin e Alvaro Moratas në Juventus Ronaldo?

Futboll

Si po e bllokon kalimin e Alvaro Moratas në Juventus Ronaldo?

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 18:11
Ronaldo

Pavarësisht së është larguar 12 muaj më parë, Cristiano Ronaldo ende është duke ndikuar negativisht në planet për transfere të Juventusit, sipas disa mediave në Itali

Kapiteni i Portugalisë u largua nga Bardhezinjtë në fillim të sezonit të kaluar për t’ju bashkuar Manchester Unitedit.

Megjithatë, skuadra e Premier Ligës dështoi për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve kështu që Ronaldo tani po kërkon largimin nga ajo edhe pse pa sukses, pasi që më nuk ka blerëz për të – por skuadra e La Ligës, Atletico Madrid është klubi që më së shumti lidhet me një transferim të tij.

Sic raporton La Gazzetta dello Sport, Atletico mund ta lejojë Alvaro Moratan të largohet por ata kanë nevojë për të pasur një sulmues të ri dhe besohet që është rritur presioni që ata ta marrin Ronaldon, pavarësisht së kundër kësaj lëvizje janë tifozët dhe zhveshtorja e Atleticos.

Ronaldo kaloi nëntë sezone tek rivalët e Atleticos, Real Madrid e ku vazhdimisht ka pasur polemika e debate me tifozët e Rojiblancos por edhe me menaxherin e tyre, Diego Simeone.

Raporti thotë së Atletico do ta lejonin largimin e Moratas nëse ata gjejnë një zëvendësues të përshtatshëm për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat