Salihamixhiq kundër Lewandowskit

Futboll

Salihamixhiq kundër Lewandowskit

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 20:24
Salihamixhiq kundër Lewandowskit

Shkëndijat mes barcelonës dhe Bayern Munih nuk shuhen pas transferimit të trazuar të Robert Lewandowski te spanjollët.

Në orët e fundit radha ishte e Hasan Salihamixhiq, drejtori sportive i bavarezëve, i cili në “Bild Tv” ishte në gjendje të komentonte sjelljen e mbajtur në javët para mbylljes së marrëveshjes nga qendërsulmuesi polak.

“Babai më ka mësuar se duhet të dalësh pa e përplasur kurrë derën, dhe në vend të kësaj kam përshtypjen se Roberti e ka bërë.”

Sulmuesi polak në fakt ka thënë se klubi gjerman kishte bërë gjithcka për të gjetur një pretekst për ta shitur.

“Është diçka që Bayern nuk mund ta pranojë. Do të flas me Laportën sapo ta shoh”, është shprehur drejtori i klubit gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat