Dy klubet e mëdha angleze shprehin interesim për Vardyn

Futboll

Dy klubet e mëdha angleze shprehin interesim për Vardyn

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 19:51
Vardy

Chelsea dhe Manchester United janë dy klubet e interesuara për Jamie Vardyn, sipas “90min”.

Sulmuesi anglez vazhdon t’i qëndrojë besnik Leicester Cityt që nga viti 2012, por tani nuk përjashtohet mundësia që ai të ndryshojë ambient.

35-vjeçari nuk ka filluar ende bisedimet me klubin për rinovim të kontratës, duke tërhequr kështu interesim nga Chelsea e Man United.

Dy klubet e mëdha angleze thuhet se janë duke monitoruar situatën e lojtarit.

Kontrata e Vardyt me “Dhelprat” skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Jamie Vardy ka regjistruar në total 385 paraqitje për Leicester Cityn – ka shënuar 164 gola dhe 63 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat