Nisin bisedimet për shkëputjen e kontratës së Depayt

Futboll

Nisin bisedimet për shkëputjen e kontratës së Depayt

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 20:01
Nisin bisedimet për shkëputjen e kontratës së Depayt

Nisin bisedimet për shkëputjen e kontratës së Depayt me Barcelonën

Memphis Depay pritet që të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të kësaj vere.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se përfaqësuesit e lojtarit janë në bisedimet me klubin katalunas për të arritur një marrëveshje për shkëputje të kontratës.

Barcelona kërkon 20 milionë euro nga shitja e Depayt, por thuhet se nuk ka mundësi që ai të largohet për një çmim të tillë .

Në anën tjetër, sulmuesi holandez do të pranojë të largohet nga “Camp Nou” vetëm në rast se do të gjejë opsionin e duhur për të ardhmen e tij.

Sipas Romanos, 28-vjeçari do të marrë në konsideratë vetëm klubet kryesore.

Ish-sulmuesi i Lyonit me Barcelonën ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.

Nga mediat spanjolle është raportuar se Juventusi është klubi më favorit për të nënshkruar me Depayn..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat