Çfarë u premtoj tifozëve?

Futboll

Çfarë u premtoj tifozëve?

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 16:12
Charles De Ketelaere

“Doja të vija me çdo kusht te Milan-i, është dashur pak kohë, por jam krenar që kjo ëndërr është kthyer në realitet”. Charles De Ketelaere është talenti tek i cili klubi kuqezi ka vendosur të investojë buxhetin e merkatos.

Në pritje të prezantimit zyrtar që është fiksuar për të premten e ardhshme në orën 14, De Ketelaere ka dhënë intervistën e parë si lojtar i Milan-it për kanalin e klubit:

“Këtu ka shumë pasion, e thonë të gjithë, por nuk mund ta kuptosh nëse nuk e jeton vetë. Kam ëndërruar gjithmonë të bëhesha një lojtar profesionist dhe nuk do ta kisha besuar kurrë se mund të luaja te një klub si Milan-i, por sot është një realitet dhe jam krenar”.

De Ketelaere është  zgjedhur nga drejtuesit kuqezi për shkak të talentit dhe aftësisë për të luajtur në disa pozicione, më pas do t’i takojë Pioli-t t’i gjejë një sistemim në lojën e Milan-it:

“Jam një lojtar sulmues, më pëlqen ta nis dhe ta përfundoj aksionin për këtë arsye kam tendencën të kërkoj pasimin e fundit dhe ta finalizoj aksionin. Më pëlqen ta kem topin në këmbë”, ka thënë belgu për Milan TV.

Objektivi është të fitojë diçka me Milan-in: “Shpresoj ta ndihmoj klubin që të arrijë suksese të mëdha si ato të së kaluarës. Kam aprë disa ndeshje të Milan-it vitin e kaluar, si derbin që nuk e humb kurrë. Jam i lumtur që do të luaj me kampionët e Italisë”.

Në lidhje me historinë e madhe të Milan-it: “Është e vështirë të flasësh për historinë e Milan-it. Ka patur shumë kampionë si Ronaldinho, Paolo (Maldini), Kaka, por edhe holandezët Gullit dhe Van Basten.

“Idhulli im? Që në fëmijëri është Cristiano Ronaldo, por edhe Milan-i ka patur kampionë të pabesueshëm. Kam parë shumë video të tyret, ka qenë një skuadër fantastike dhe është edhe tani”.

Në fund zgjedhja për numrin e fanellës, 90 dhe premtimi për tifozët: “Është një numër që e kam patur që fëmijë dhe kam filluar të luaj mirë, kështu që nuk e kam hequr më. Tifozëve mund t’u premtoj se do të jap gjithçka për të fituar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat