Milan synon dy lojtarë të Tottenhamit

Futboll

Milan synon dy lojtarë të Tottenhamit

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 17:49
Milan synon dy lojtarë të Tottenhamit

Milan e ka kthyer vëmendjen e tyre për dyshen e mesfushës së Tottenhamit pasi që duket se ka humbur garën për të nënshkruar me Renato Sanches, raportojnë mediat në Itali.

Portugezi, është një synim i gjatë për Kuqezinjtë por ai pritet që të kalojë në Paris Saint-Germain, siç shkruan mediat franceze të martën, pasi që Milan nuk arriti marrëveshje me Lile.

Kjo ka bërë që Milan tani ta kthejë vëmendjen diku tjetër pasi që ata janë duke kërkuar përforcime në mesfushë.

Sipas Corriere della Sera, ata kanë për synim lojtarin e Spurs Pape Matar Sarr që është në listën e tyre si dhe Ndombele.

Të dy lojtarët i kaluan sezonet e tyre në huazim në Francë, me Sarr në Mets – klubi ku ai filloi karrierën si profesionist = kurse Ndombele në Lyon, nga i cili klub u largua për në Spurs më 2019 por që ishte rikthyer sezonin e kaluar.

Ndombele mbetet transferim rekord për Tottenhamin, pasi që ata paguan 62 milionë euro për të, por ai nuk ka arritur t’i tregojë vlerat e tij gjë që Conte e lejoi largimin e tij për në Lyon në janar të këtij viti.

Sarr ende nuk ka bërë paraqitje për klubin e Londrës Veriore, pasi që ishte huazuar menjëherë të Metz pasi ishte blerë kartoni i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat