Maldini drejt Londrës

Futboll

Maldini drejt Londrës

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 16:26
Maldini drejt Londrës

Nga prija e gjatë dhe grykësia, Raneto Sançes i ka dhënë fund telenovelës dhe dje i është bashkuar PSG-së që ka derdhur 15 milionë euro në arkat e Lilës, teksa portugezit i garanton 6 milionë euro në sezon. Histori e ngjashme ajo e Karni Çukvuemekan me Çelsin që nuk diskutoi asgjë dhe pagoi 22 milionë euro për t’ia rrëmbyer Aston Vilës.

Milani, ndërkohë, ka ngelur duarbosh dhe po studion pistat alternative. Emri më i kuotuar i momentit është ai i Mate Pape Sarrit që është rikthyer te Totenhemi pas huazimit te Metzi në Francës. 19-vjeçari, i aftë të bëjë detyrat e Kesit, do të tentohet si huazim me të drejtë blerjeje.

Në bisedimet me “Spurs”-at do të përfshihet edhe Xhafet Tanganga. Anglezi prej javësh është në planet e kampionëve të Italisë, të cilët e kërkojnë si huazim me të drejtë blerjeje. Londinezët synojnë detyrimin e shitjes dhe marrëveshja ka pësuar ngërç, pavarësisht dëshirës së lojtarit për të zbarkuar në Itali.

Në fakt, lajmi i madh dhe sensacional për mesfushën e Milanit është një afrim i mundshëm i Sergei Milinkoviç-Saviçit.

Ai është nën kontratë me Lacion deri në vitin 2024 dhe deri tani bisedimet për rinovimin nuk kanë rrjedhur siç prisnin drejtuesit e klubit.

Mançester Junajtidi është një admirues i kamotshëm i serbit, që në orët e fundit është përfshirë edhe në radarët e Milanit. Presidenti Lotito dhe drejtori Tare nuk pranojnë të ulen në bisedime për oferta nën 65 milionë euro.

Me një shifër të tillë, “Togeri” mund të ndryshojë fanellë, por nuk duhet harruar se sa e konsiderueshme është ajo për Milanin. Nga ana tjetër është fondi “Elliott”, por edhe Xherri Kardinale i “Red Bird”.

Asnjëra nga palët nuk është tërhequr kur është bërë fjala për të investuar, ndaj Milinkoviç-Saviçi mund të jetë kartëvizita e pronarëve të rinj ose kartolina e lamtumirës e atyre të vjetërve, të cilët rikthyen kuqezinjtë te titulli pas 11 vjetësh e pretendojnë që t’i sigurojnë vazhdimësinë klubit në nivelet më të larta të mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat