Rrogë e konsiderueshme dhe 30 fluturime falas!

Futboll

Rrogë e konsiderueshme dhe 30 fluturime falas!

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 18:18
Rrogë e konsiderueshme dhe 30 fluturime falas!

Dries Mertens ka në tavolinë një ofertë joshëse nga Galatasaray. Përfaqësuesi belg nuk arriti marrëveshje me Napolin pas negociatave shumë të gjata dhe gati dy javë më parë humbi përfundimisht shanset për të vazhduar karrierën në Stadio Diego Armando Maradona.

Në këtë mënyrë është kthyer në një kafshatë shumë të shijshme në treg për disa ekipe europiane.

Mes tyre, Galatasaray shkoi në veprime shumë specifike, madje mediat turke argumentuan se lojtari 35-vjeçar pranoi kushtet që i ishin ofruar dhe së shpejti do të firmoste dokumentet përkatëse me klubin nga Stambolli.

Gazetari Di Marzio dha informacione më të detajuara të propozimit të Galatasaray-t, teksa kjo do t’i garantonte belgut marrjen e katër milionë eurove dhe një sërë bonusesh. Përveç kësaj, sulmuesi me përvojë do të kishte në dispozicion një shtëpi, një shofer privat ose 30 fluturime falas të Turkish Airlines drejt Napolit dhe Brukselit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat