Lushkja e ndjek eliminimin nga stoli, një tjetër mesfushor shqiptar shkon në “play off“

Futboll

Lushkja e ndjek eliminimin nga stoli, një tjetër mesfushor shqiptar shkon në “play off“

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 21:09
Lushkja e ndjek eliminimin nga stoli

Sherifi i Tiraspolit është eliminuar në turi ne tretë të Champions League-s.

Moldavët janë mposhtur me rezultatin 2-1 kundër Viktoria Pëlzenit. Takimi i parë përfundoi me po të njëjtin rezultat, duke bërë që çekët të shkojnë në “play off” të Champions League-s.

Pjesë e Viktoria Pëlzenit është edhe Kristi Qose, i cili ishte i pranishëm në stol këtë mbrëmje.

Nga pankina e ka ndjekur ndeshjen edhe Regi Lushkja, i cili ka parë ekipin teksa eliminohet nga kompeticioni më i lakmuar për klube. Tashmë Sherifi i Tiraspolit do të vazhdojë rrugëtimin në “play off” të Europa League-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat