Tërbohet Wanda Nara

Futboll

Tërbohet Wanda Nara

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 12:04
Tërbohet Wanda Nara

Wanda Nara shpërtheu në mediat sociale kundër udhëheqëses së Shoqatës së Punëtorëve të Shtëpisë së Uruguajit, e cila kishte promovuar një marshim kundër abuzimeve të supozuara të saj ndaj shërbëtores Carmen.

Gjithçka filloi me atë audio që Carmen zbuloi dhe që ndezi një tjetër skandal rreth një krize të supozuar midis Wanda dhe Icardi. Shërbëtorja më pas akuzoi Wandën se e mbante si “të rrëmbyer” në shtëpinë e saj në Milano, pa dokumente dhe në pritje të pagesave që nuk mbërritën kurrë.

Daiana Carolina González, drejtuese në krye të Shoqatës Uruguajane për të Drejtat e Punonjësve Shtëpiakë foli ashpër për Wanda Narën gjatë një interviste: “Jam shumë e indinjuar nga ky problem dhe ajo që ka bërë Wanda më duket e tmerrshme.

Këto gjëra nuk mund të ndodhin me shumën e parave që ka. Ajo që ka bërë kjo grua me Carmen është e pafalshme. Ti nuk meriton më pak si punonjëse shtëpie. Wanda është ngatërruar me shumë njerëz, jo vetëm me Carmen.

Le të themi gjithashtu që në familjen Icardi ka shumë dhunë. Në atë mjedis ka gjëra që Carmen i di, edhe tradhti për të cilat nuk dëshiron të flasë. Carmen është e kërcënuar dhe e frikësuar për mendimin tim”.

E zemëruar me qëndrimin e gruas, Wanda Nara thuhet se ka komunikuar me Daianën përmes një mesazhi privat në Instagram: “Më dëgjo: Nga dreqin më njeh që të më trajtosh si gënjeshtare dhe të merresh me të kaluarën time? Sa të paguan Carmen?” Mesazhi është publikuar në mediat argjentinase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat