Struga Trim Lum nuk ndalet, lider në Maqedoninë e Veriut 

Futboll

Struga Trim Lum nuk ndalet, lider në Maqedoninë e Veriut 

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 19:38
Struga Trim Lum

Struga Trim Lum nuk ndalet, tri ndeshje po aq fitore në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut në futboll. 

Tre pikë që peshojnë për struganët dhe udhëheqin tabelën.   

“Struga Trim Lum vazhdon serinë e fitoreve në kampionat, duke regjistruar edhe fitoren e tretë nga po aq ndeshje të zhvilluara.

Sot përballë kishim Rabotniçkin, ndaj së cilës skuadër regjistruam fitore 2:1, pavarësisht se ndeshjen e mbyllëm me 9 lojtar, pas kartonëve të kuq të Sava Radiç (75') dhe Bunjamin Shabanit (90'). 

Zija Merxhani shënoi golin e parë në minutën e 12-të, ndërsa mysafirët barazuan në minutën e 25-të. 

Pjesa e dytë doli të jetë më e luftuar, por me fat për skuadrën tonë që në minutën e 75-të falë golit të Sava Radiç avancoi ne shifrat 2:1. Mbrojtësi ynë pas këtij goli u ndëshkua me të kuq, duke lënë skuadrën me 10 lojtar në fushë deri në minutën e 90-të, kur arbitri kryesor tregoi edhe dy kartonë tjerë të kuq, një për lojtarët mysafir dhe një tjetër për kapitenin tonë, Bunjamin Shabani. 

Pas kësaj fitore vazhdojmë të kryesojmë renditjen me 9 pikë maksimale”, shkruan në faqen e Struga Trim Lum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat