Halimi prej disa ditësh po stërvitet me skuadrën daneze OB Odense...

Futboll

Halimi prej disa ditësh po stërvitet me skuadrën daneze OB Odense...

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 11:50
Halimi prej disa ditësh po stërvitet me skuadrën daneze OB Odense...

Besar Halimi vazhdon të mbetet një futbollist i lirë që nga largimi i tij prej Rigas.

Mesfushori është i lirë që nga muaji mars dhe ende është në pritje të një oferte të mirë.

Mediat në Danimarkë kanë raportuar se Halimi prej disa ditësh po stërvitet me skuadrën daneze OB Odense për të mbajtur formën, por ai mund të nënshkruajë me këtë skuadër.

Halimi ka kaluar dy vite në futbollin danez nga 2017 deri më 2019 me fanellën e Brondbyt ku shënoi 12 gola dhe dhuroi 10 asistime në 63 ndeshje.

Gjilanasi gjatë kësaj jave pritet të marrë vendim përfundimtar për të ardhmen e tij, nëse do të nënshkruaj me Odensen apo do të rikthehet në Gjermani.

27-vjeçari ka në tavolinë ofertën nga skuadra e Bundesliga 3, Munich 1860 dhe pritet të vendos për të ardhmen e tij.

Reprezentuesi i Kosovës e ka nisur karrierën tek të rinjtë e Eintracht Frankfurt, derisa në grupmosha ka luajtur edhe për Darmstadt Nurenberg e Stuttgart.

Ndërkohë karrierën tek seniorët e ka filluar tek Stuttgart Kickers për të vazhduar edhe te Mainz, FSV Frankfurt dhe Brondby e Sandhausen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat