Ramsey ka nisur aventurën e tij të re te Nice

Futboll

Ramsey ka nisur aventurën e tij të re te Nice

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 12:19
Ramsey ka nisur aventurën e tij të re te Nice

Aaron Ramsey ka nisur aventurën e tij të re te Nice. Uellsiani, pas eksperiencave të vështira me Juventusin dhe Rangers, u transferua në klubin francez, në të cilin duket se ka pasur një ndikim të madh, madje duke shënuar në debutimin e tij në Ligue 1.

Arsene Wenger, i cili e drejtoi atë në kohën e Arsenalit, shkoi dhe e vizitoi atë në klubin e ri, teksa shpenzoi fjalë të rëndësishme për të: “Aaron do të jetë një vlerë e shtuar.

Në Itali kishte disa probleme me dëmtimet, ndaj duhet t’i japim atij kohë për t’u rikthyer në majë fizikisht. Ai është kreativ, di të shënojë, mund ta ndihmojë ekipin.

Aron ka luajtur shumë ndeshje të rëndësishme dhe mendoj se mund t’i sjellë shumë skuadrës, falë përvojës dhe ambicies së tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat