Publikohen vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së

Futboll

Publikohen vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 18:21
Publikohen vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 23.08.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së dytë të Albi Mall Superligës dhe xhiros së parë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, edicioni 2022-2023.

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

VENDIME:

Lojtari me nr.8 i FC ”Llapi”, Benjamin Emini dhe nr ID.000209M92. Në minutën 69, ndërhyrje e palejuar si lojtar i fundit, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Llapi-Trepça’89. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Përfaqësuesi zyrtar i  KF”Ulpiana” Murat Murati, nr.personal: 1174509995. Në minutën e 40, proteston ashpër ndaj vendimit të referit kryesor duke hyrë brenda vijave të fushës dhe duke ofenduar të njëjtin, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Vjosa-Ulpiana. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mosushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

KF ”Vllaznia” (P). Në ndeshjen Vllaznia (P)–Kika aktivizon lojtarin me nr.8 Elbasan Jakupi ID.001003M92, i cili nuk kishte të drejtë loje, sepse në javën e 26-të të edicionit 2021/2022, ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt, për çka nga Komisioni Disiplinor ishte dënuar me dy (2) ndeshje moslojë sipas radhës. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi i KF “ Vllaznia” (P) . Afati datë 26.08.2022 ora 13:00.

Lojtari i KF ”Vllaznia” (P) me nr.8 Elbasan Jakupi ID.001003M92. Motivi: Aktivizohet në ndeshjen Vllaznia (P)-Kika  pa të drejtë loje,  sepse në javën e 26-të të edicionit 2021/2022, ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt, për çka nga Komisioni disiplinor e kishte dënuar me dy (2) ndeshje mos lojë sipas radhës. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari Elbasan Jakupi  . Afati datë 26.08.2022 ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat