Naingolan thyen heshtjen

Futboll

Naingolan thyen heshtjen

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 13:57
Naingolan thyen heshtjen

Ish-mesfushori i Interit dhe Romës, Raxha Naingolan është përfolur në orët e fundit lidhur me një rikthim të bujshëm në Serinë A pikërisht te kryeqytetasit ku do të zinte vendin e të dëmtuarit Vijnaldum.

Lidhur me këto zëra ka folur edhe vetë belgu i cili ka theksuar dashurinë që ndjen ende për Romën dhe tifozët e saj, por ka thënë se për momentin nuk ka asgjë konkrete për këtë tratativë.

“Roma dhe tifozët e saj më duan aq sa i dua dhe unë. Kam bërë një gabim që u largova për të cilin pendohem edhe sot e kësaj ditë.

E di që tifozëve do ti pëlqente një rikthim i imi ashtu si dhe mua, por për momentin nuk ka asgjë konkrete dhe janë thjesht thashetheme merkatoje.”, u shpreh Naingolan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat