Milik bëhet i Juventusit

Futboll

Milik bëhet i Juventusit

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 14:27
Milik bëhet i Juventusit

Arkadiusz Milik do ta vazhdojë karrierën në Juventus.

Sulmuesi polak i është bashkuar gjigantit italian në formë huazimi nga Olympique Marseille.

“Zonja e Vjetër” do t’i paguajë 2 milionë euro tash plus 8 të tjerë nëse e blen vitin tjetër.

Klubi francez e ka pranuar ofertën e atij italian për 28 vjeçarin, i cili nuk e ka treguar veten sa duhet në edicionin e fundit.

Milik po qëndron në Torino dhe sot do t’ju nënshtrohet vizitave mjekësore para se të bëhet edhe zyrtarisht lojtar i Juves.

Përfaqësuesi polak e njeh mjaft mirë kampionatin italian pasi në të kaluarën kishte luajtur me sukses për gjashtë vjet në Napoli.

Krahas tij, “Bianconeri” synojnë ta transferojnë edhe futbollistin e Paris Saint-Germainit, Leandro Paredes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat