Bajrami ndërron skuadër në ditët e fundit

Futboll

Bajrami ndërron skuadër në ditët e fundit

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 11:15
Bajrami

Empoli duket se e ka të pamundur të mbajë edhe për të paktën një tjetër sezon Nedim Bajramin.

Mesfushori shqiptar është  një nga më të mirët në rolin e tij në Serie A dhe interesi për të nuk ka munguar.

Fiorentina është ekipi që ka këmbëngulur përgjatë gjithë verës për të marrë shërbimet e tij dhe duket se në ditët e fundit të merkatos e ka arritur qëllimin.

Mediat italiane raportojnë për arritjen e akordit mes dy klubeve.

Transferimi është vetëm një hap larg, teksa Fiorentina dhe Empoli kanë rënë dakort për 5 milionë euro plus Zurkovskin për të veshur Nedim Bajramin me fanellën vjollcë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat