Aventurë e re për lojtarin e Kombëtares

Futboll

Aventurë e re për lojtarin e Kombëtares

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 13:36
Aventurë e re për lojtarin e Kombëtares

Mario Mitaj është futbollisti i ri i skuadrës së Lokomotivës së Moskës!

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është transferuar në Rusi për të nisur një aventurë të re me ekipin nga Moska.

19-vjeçari ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me Lokomotivën, teksa do ta mbajë të lidhur në Moskë për të paktën deri më 30 qershor 2027.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi rus me në të një komunikate në sajtin e saj zyrtar, duke i uruar mirëseardhjen shqiptarit 19-vjeçar.

Mario Mitaj ka folur nëpërmjet kanaleve zyrtare të klubit të tij të ri teksa do të mbajë numrin 12 në fanellë:

“E di që numri 12 është shumë i rëndësishëm për tifozët, është një përgjegjësi mjaft e madhe. Dhe jo për shkak të numrit, por në parim për faktin se do të vesh fanellën e klubit.

Shpresoj të tregoj se jam gati të vesh këtë fanellë dhe këtë numër.”, deklaroi mbrojtësi shqiptar.

Mario Mitaj vjen pas aktivizimit te AEK-u i Athinës, teksa arkave të Lokomotivës së Moskës i ka kushtuar blerja e 19-vjeçarit, 3 milionë euro.

Vlen të theksohet se Mitaj është aktivizuar vetëm një herë me Shqipërinë, teksa ka bërë debutimin e tij me Kombëtaren më 31 mars 2021, në ndeshjen ndaj San Marinos ku kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 0-2 në transfertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat