Namani: Shpresoj që me përqendrim maksimal të dalim fitues

Futboll

Namani: Shpresoj që me përqendrim maksimal të dalim fitues

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 16:35
Namani

Drita e Gjilani synon fitore ndaj Ferizajt, në takimin që zhvillohet nesër (17.00) në stadiumin prapa palestrës “Bill Clinton” në Ferizaj.

Ndeshja është e vlefshme e javës së 4-të të elitës së futbollit të Kosovës, 

Ndërsa, futbollisti Hamdi Namani i Dritës, vlerësoi kundërshtarin, teksa theksoi se do të kërkojnë gjithmonë maksimumin.

“Për ndeshjen me KF Ferizajn e kemi analizuar kundërshtarin në pikat e forta dhe të dobëta.

Shpresoj që me përqendrim maksimal të dalim fitues. Janë lojtarë cilësorë dhe me përvojë të madhe në futbollin kosovar dhe presim e të shohim nesër ndeshjen dhe të marrim më të mirën”, ka thënë Namani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat