Feyenoord nuk njeh humbje

Futboll

Feyenoord nuk njeh humbje

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 22:12
Feyenoord

Skuadra e Feyenoord është duke kaluar një fillim sezoni shumë të mirë në elitën e futbollit holandez, ndërsa në katër javë kampionat nuk ka pësuar asnjë disfatë.

Ekipi i teknikut Slot fitoi me rezultatin 4-0 ndaj Emmen në “Di Kuip”, në një takim që e dominoi të gjithin.

U desh plot një orë që të realizohej goli i parë, me Timber që gjeti rrugën drejt rrjetës. Në minutën e 85’ Gimenez dyfishoi rezultatin për vendasit, ndërsa vetëm tre minuta më pas Rasmussen realizoi të tretin.

Kjo ndeshje do të vulosej në minutën e 90+1’, kur Szymanski realizoi golin e katërt dhe “pokerin” për Feyenoord.

Pas katër javësh kampionat Feyenoord kryeson Eredivisie-n me 10 pikë, ndërsa Emmen qëndron në vend të 12-të me 4 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat