Futbollistët e Bayern-it ndalojnë tifozët të lidhin veten te shtylla e portës

Futboll

Futbollistët e Bayern-it ndalojnë tifozët të lidhin veten te shtylla e portës

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 12:47
Futbollistët e Bayern-it

Po shohim shpesh kohët e fundit në ndeshjet e futbollit protesta të disa tifozëve të cilët futen në fushë dhe tentojmë të lidhin fytin me shtyllat e portës, në shenja proteste për arsye të ndryshme.

Pasi u pa në Angli, ky fenomen ndodhi dhe në Bundesligë, në sfidën Bajern Mynih – Borusia Myshengladbah, ku disa persona hynë në fushën e lojës dhe tentuan të lidheshin me shtyllat e portës në shenjë proteste.

Kësaj radhe, lojtarët e Bajernit, Myler e Mane ndërhynë menjëherë për t’i ndaluar protestuesit dhe siç duket patën dhe debat me fjalë.

Forcat e sigurisë nuk lejuan që asgjë e keqe të ndodhte dhe i larguan menjëherë këta persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat