Struga Trim Lum “shkel” edhe Shkëndijen

Futboll

Struga Trim Lum “shkel” edhe Shkëndijen

Nga: K. Goca Më: 28 gusht 2022 Në ora: 17:53
Goli i Ibraimit

Struga Trim Lum nuk ka të ndalur në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut. Struga Trim Lum si mysafire e “shkel” me rezultat 2:0 Shkëndijen e Tetovës, në ndeshjen që u zhvillua në Strumicë.

Në minutën e 50-të, Malevski ndëshkon tetovarët.

Besart Ibraimi “goditi” ish-skuadrën e tij në minutën e 70-të.

Pas një kundërsulmi, Ibraimi doli i vetëm përballë Zahovit dhe e mposhti, pas së cilës këtij goli nuk iu gëzua për shkak të respektit, 0:2

Struga luajti me një lojtar më shumë, pasi në minutën e 44-të u përjashtua nga fusha Klisman Cake, pas një starti të ashpër.

Struga Trim Lum kryeson renditjen me 12 pikë apo me katër fitore rresht dhe Shkëndija renditet në vend të katërt me 7 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat