Galtier: Mbappe është në disponim mjaft të mirë

Futboll

Galtier: Mbappe është në disponim mjaft të mirë

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 16:08
Galtier: Mbappe është në disponim mjaft të mirë

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Christophe Galtier, në konferencë për shtyp para ndeshjes me Toulouse, ka folur edhe për çështjen Pogba, ku është i përfshirë indirekt edhe Kylian Mbappe.

Sipas trajnerit të PSG-së, kampioni i botës me Francën nuk është i pakënaqur apo i brengosur për zërat që qarkullojnë.

“Mbappe është në disponim mjaft të mirë. Nuk po e shfaq asnjë shenjë të mllefit, mërzisë apo preokupimit”, deklaroi Galtier.

Vëllai i Pogbas, Mathias, po ashtu futbollist, ka kërcënuar se do t’i nxjerrë krejt “të palarat” e mesfushorit të Juventusit, e ku thuhet se i përfshirë është edhe shoku i tij në Kombëtaren e Francës, Kylian Mbappe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat