Jusufi: Edhe kundër Sileksit do të përpiqemi të dalim me 3 pikë 

Futboll

Jusufi: Edhe kundër Sileksit do të përpiqemi të dalim me 3 pikë 

Nga: K.G.. Më: 30 gusht 2022 Në ora: 16:33
Jusufi

Lideri i Kampionatit të Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum, synon fitoren e pestë radhazi.

\Struganët para shikuesve të vet e presin Sileksin e Kratovës, në kuadër të javës së pestë.

Futbollisti Fatjon Jusufi, beson e shpreson se do të vazhdojnë serinë e fitoreve, sidomos janë të motivuar edhe më shumë pas triumfit me rezultat 2:0 ndaj Shkëndijes në Strumicë.

“Normalisht që pas 4 fitoreve radhazi atmosfera në skuadër është e shkëlqyeshme, e sidomos pas fitores së fundit ndaj një skuadre shumë të fortë siç është Shkëndija. Edhe kundër Sileksit do të përpiqemi të dalim me 3 pikë edhe pse e dimë të gjithë se do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë dhe e luftuar.

Megjithatë që të gjithë e dimë se nuk ka kundërshtarë të lehtë në këtë kampionat, ashtu që duhet shumë luftë për të fituar ndeshjet.

Respekt për Sileksin, por me një vetëbesim si në ndeshjet paraprake shpresoj se do ia dalim edhe këtë herë””, tha Jusufi.

Ndeshja zhvillohet nesër në Strugë në orën 16.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat