Milani bëhet me pronarë të rinj

Futboll

Milani bëhet me pronarë të rinj

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 15:32
Milani bëhet me pronarë të rinj

Red Bird Capital Partners (Red Bird) kanë njoftuar sot se e kanë kompletuar blerjen e AC Milanit për 1.2 miliard euro.

Pronarët e rinj kanë premtuar se do të vazhdojnë të investojnë në klubin Rossoneri, në interesa të avancimit të klubit në aspektin sportiv dhe komercial, i ndërtuar qysh vitin e kaluar, kur ky klub u shpall kampion i Italisë.

Drejtuesi i Red Bird Founder, Gerry Cardinale theksoi se vizioni i tij është i qartë: t’i mbështesë talentet, trajnerët dhe stafin që ta arrijë suksesin në fushën e blertë dhe t’ua mundësojë tifozëve t’i ndajnë eksperiencat e jashtëzakonshme të klubit.

Marrëveshja po ashtu e përfshin edhe Yankee Global Enterprises, pronarë të klubit Neë York Yankees, të futet në pronësi të klubit me një përqindje më të vogël të aksioneve.

“Rossoneri” me pronarët e rinj synojnë të bëhen superfuqi e futbollit evropian, njëjtë siç ishin bërë një kohë me ish-pronarin, Silvio Berlusconi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat