Milik: Është bukur të shënosh

Futboll

Milik: Është bukur të shënosh

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 11:50
Milik: Është bukur të shënosh

Sapo i jepet mundësia, ai e çon topin në rrjetë. Kështu ndodhi mbrëmë në minutat shtesë të Juventus-Specia e kështu ndodhte 773 ditë më parë kur realizonte golin e tij të fundit italian. Rikthim i ëmbël në Serinë A për Arkadiush Milik, që pas suksesit të djeshëm deklaroi:

“Është bukur të shënosh. Goli i parë për Juven ka shumë domethënie për mua.

Për nga mënyra se si festova, besoj se u kuptua që golin ia kushtova të dashurës sime”.

Një realizim i bukur, por polaku ka shënuar shumë të tillë. Lidhur me dinamikën e golit të qetësisë për bardhezinjtë, sulmuesi tha:

“Mbrojtësit më lanë pak hapësirë dhe gjeta kohën për të kontrolluar topin përpara se të godisja. Edhe pasimi ishte shumë i mirë, ndaj edhe goli ishte i bukur.

Jam i lumtur që mund të realizoj golin tim të parë për Juven përpara tifozëve tanë”. Paraqitja ekipore ishte një tjetër temë e fjalës së Milikut.

“Vuajtëm disi, sidomos në pjesën e dytë. Vlahoviçi është shumë i fortë dhe ndonjëherë mund të luajmë bashkë, por zgjedhjet i takojnë trajnerit. Ne duhet vetëm t’i respektojmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat