Barcelona po punon kundër kohës

Futboll

Barcelona po punon kundër kohës

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 23:51
Barcelona

Barcelona po punon kundër kohës për të realizuar lëvizjet e fundit para mbylljes së merkatos.

Në seancën stërvitore të pasdites së kësaj të enjteje, nuk kanë marrë pjesë tre futbollistë që janë në negociata për t’u larguar nga Barça: Aubameyang, Abde dhe Dest. Por Memphis Depay dhe Pjanic u panë nën urdhrat e Xavit, çka nënkuptonte se ata nuk do të largohen nga “blaugranat”.

Aubameyang është një hap larg mbylljes së transferimit të tij te Chelsea, ndërsa amerikani Dest ndodhet në Milano, ku ka firmosur me Milanin. Ish-lojtari i Ajaxit do të luajë për skuadrën e Piolit në formë huazimi, por “Djalli” do të ketë opsionin blerjeje. Anësori maroken (Abde), nga ana e tij, po negocion huazimin tek Osasuna pas rinovimit me Barçën deri në qershor 2026.

Pjanic dhe Memphis, për të cilët e ardhmja konsiderohej e pasigurt, duket qartë se do të jenë pjesë e Barcelonës.

Xavi, I fokusuar tashmë në ndeshjen e së shtunës ndaj ndaj Sevillas, që do të luhet në “Sánchez Pizjuán”, mund të llogarisë edhe holandezit me boshnjakun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat