Dubravka: Mezi pres të filloj dhe ta ndihmoj grupin

Futboll

Dubravka: Mezi pres të filloj dhe ta ndihmoj grupin

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 10:54
Dubravka

Martin Dubravka ka folur për kalimin te Manchester United si i huazuar nga Newcastle. 

Reprezentuesi sllovak do t'i ofrojë konkurrencë David de Geas pas kalimit të Dean Henderson në Nottingham Forest.

"Të bashkohem me Manchester United është një moment i veçantë në karrierën time.

Mezi pres të filloj dhe ta ndihmoj grupin të arrijë ambiciet e tij. Po i bashkohem një grupi të shkëlqyer portierësh me shumë përvojë në Premier League dhe e di që do të shtyjmë dhe mbështesim njëri-tjetrin për të mbajtur standardet tona në nivelet më të larta", ka thënë Dubravka.

United ka paguar 2 milionë funte për shërbimet e Dubravkas..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat