Nuhiu: Fitorja erdhi pas ndeshjeve të mira

Futboll

Nuhiu: Fitorja erdhi pas ndeshjeve të mira

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 17:54
Nuhiu

Drita shënoi fitore të thellë në xhiron e pestë të Albi Mall Superligës. 

Gjilanasit mposhtën Llapin me rezultat 4-0, shkruan Gazeta Olle. Pas ndeshjes, kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu theksoi se rezultati erdhi si rrjedhojë e lojës së mirë edhe në ndeshjet e kaluara.

“Ky rezultat është si rrjedhojë e asaj që kemi bërë lojë të mirë edhe në ndeshjet e tjera. Kishim raste, por nuk i kemi realizuar. Ndaj Llapit ruajtëm qetësinë për të shkuar te golat dhe shënuam.

Përveç golave të penalltisë, kishim dhe raste të tjera. I përgëzoj djemtë për angazhimin dhe durimin. Fitoren ua dedikoj tifozëve tanë që na mbështetën tërë kohën.

Është vetëm fillimi i kampionatit, duhet të jemi të qetë. Na pret punë e madhe”, theksoi Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat