Manchester Utd nuk ndalet, e njofton me humbje Arsenalin e Xhakës

Futboll

Manchester Utd nuk ndalet, e njofton me humbje Arsenalin e Xhakës

Nga: K. Goca Më: 4 shtator 2022 Në ora: 19:27
Manchester UTd nuk ndalet,ilustrim nga Daily Mail

Seria fantastike e Arsenalit merr fund, ka pësuar humbje me rezultat 3:1 në "Old Trafford" nga Manchester Utd.

Ndeshje e fortë e me katë gola, secili më i bukur se tjetri. Manchester Utd regjistron fitoren e katërt radhazi, ndërsa Arsenalin e njofton me humbjen e parë. 

Arsenali ishte i pamposhtur deri me tash, me serinë pesë fitore rresht. 

Image

Futbollisti Antony debuton me gol në minutën e 35-të pas asistimit të Rashford. 

Pjesa e dytë dinamike, Saka barazon rezultatin në minutën e 60-të. 

Ky gol sikur e zgjoi edhe më shumë Manchester Utd duke shënuar edhe dy herë përmes të disponuarit Marcus Rashford, i cili ishte një "mace e zezë" për rivalin. 

Rashford realizon në minutën e 66-të dhe në atë të 75-tën. 

Në golin e dytë asistoi Fernandes dhe në të tretin Eriksen. 

Granit Xhaka u paraqit standard por me Arsenalin dolën duarthatë.

Arsenali kryeson me 15 pikë pas 6 jave në Premier League, duke lënë pas Manchester Cityn me 14, Tottenhamin 14, Brightonin 13, Manchester Utd 12, Chelsean 10, Liverpoolin 9, Brentfordin 9 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat