Ish lojtari i njohur italian, flet për shqiptarin

Futboll

Ish lojtari i njohur italian, flet për shqiptarin

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 15:04
Asllani f

Interi ka marrë një tjetër humbje në kampionat, këtë herë në derbin me Milanin. Kritikat kanë filluar të bien mbi Inzagin, që deri më tani nuk po shfrytëzon blerjet e merkatos së verës. Antonio Kasano ka thënë për “Bobo TV“ se trajneri i Interit duhet të fillojë të aktivizojë Asllanin dhe Onanën.

Sipas tij, disa persona mendojnë se e kanë vendin e sigurt në formacion, prandaj është momenti që Inzagi t’i zgjojë, duke hedhur në fushë elemente të reja që mund të japin nga vetja.

“Për mendimin tim në këtë moment është e drejtë të shohim disa lojtarë të ndryshëm, mbi të gjitha Asllanin që deri tani e kemi parë 24. Unë do të them diçka që do të tingëllojë e fortë, por do të filloja të hidhja edhe Onanën. Arrin në një pikë të caktuar ku duhet të fillosh t’i besosh, Onanën nuk e ke marrë për të bërë të dytin.

Prandaj them se Onana, Asllani, Gosens, Mkhitaryan dhe Dzeko duhet t’i vendosim, t’i marrim më shumë në konsideratë.

Ne duhet të fillojmë të vendosim forca të reja duke bërë zgjedhje që janë gjithashtu mjaft të rënda. Nëse ka situata në dikë që nuk jep më si më parë, është e drejtë ta zgjosh dhe të vendosësh forca të freskëta, përndryshe kam ndjenjën e paqartë se Interi do të mbetet i sheshtë.

Ka njerëz që mund t’ju japin diçka dhe ju duhet t’u besoni atyre, veçanërisht sepse ka njerëz që mendojnë se kanë një vend të sigurt”, ka thënë Antonio Kasano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat