Autoritetet britanike bllokojnë rikthimin e sulmuesit në Premier League

Futboll

Autoritetet britanike bllokojnë rikthimin e sulmuesit në Premier League

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 15:49
Autoritetet britanike bllokojnë

Wolverhampton ishte në kërkim të një sulmuesi dhe ia doli ta gjente atë edhe pse merkato tashmë është mbyllur. Anglezët kishin akord me Diego Costën i cili duke qenë një lojtar i lirë mund të transferohej tek “Ujqërit” pa asnjë problem.

Megjithatë, për të penguar këtë lëvizje mendojnë autoritetet britanike të cilat ashtu si në rastin e Kluivert, i kanë refuzuar vizën e punës ish-lojtarit të Chelsea.

Kjo për shkak se në vitet e fundit, minutazhi i 33-vjeçarit në fushat e blerta ka qenë me pikatore dhe autoritetet vlerësojnë se braziliani nuk do të rriste nivelin e futbollit në Premier League.

Gjithsesi, Costa dhe Wolverhampton nuk dorëzohen dhe pritet që ta apelojnë këtë vendim në mënyrë që më pas të vijë edhe firma në kontratë.

Nga ana tjetër, te Wolves po marrin masat që të mos mbesin duarbosh dhe në rast se Costa nuk firmos, atëherë “Ujqërit” do të tentojnë marrëveshjen me ish-lojtarin e Liverpool, Andy Carroll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat