Edhe Zidane në listën e Chelseas

Futboll

Edhe Zidane në listën e Chelseas

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 13:37
Edhe Zidane në listën e Chelseas

Zinedine Zidane është një tjetër kandidat për të marr drejtimin e trajnerit të Chelseas.

‘Blutë’ e Londrës janë në kërkim të një ‘timonieri’ të ri pas shkarkimit të Thomas Tuchel.

Mauricio Pochettino dhe Graham Potter janë emrat e përfolur për trajneri të ri të londinezëve, por sipas mediave franceze, tashmë kësaj listë i shtohet edhe Zidane.

Tekniku francez nga sezoni i kaluar është i papunë nga koha kur u largu nga Real Madridi.

“Le 10 Sport” shkruan se Zidane është në listën për trajner të ri të Chelseas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat