Napoli me Rrahmanin turpërojnë Liverpolin, Bayerni fuqi! Lewandowski shënon het-trik

Futboll

Napoli me Rrahmanin turpërojnë Liverpolin, Bayerni fuqi! Lewandowski shënon het-trik

Nga: Kemajl Goca Më: 7 shtator 2022 Në ora: 21:02 Përditësuar në ora: 22:51 më 07.09.2022
Napoli - Liverpooli

Bayerni i fortë për Interin, Barcelona fiton bindshëm

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, me Napolin, sonte e turpëruan me rezultat 4:1 gjigantin anglez, Liverpoolin, në takimin që zhvillua në stadiumin  “Diego Armando Maradona”.

Ky ishte takimi i parë në grupin A të Champions League dhe tre pikë të mëdhapër Napolin.

Rrahmani me shokë treguan lojë të madhe dhe fitorja do të ishte edhe më bindëse sikurse futbollisti Victor Osimhen të shënonte nga penalltia.

Për Napolin shënuan Piotr Zielinski (6’ e 47’), Andre Zambo Anguissa (31’) Giovanni Simeone (45’) dhe për Liverpoolin realizoi Luis Diaz (49’).

Grupi A
Ajax - Rangers 4:0 (3:0)
Napoli  Liverpool 4:1 (3:0)

Grupi B
Atletico Madrid - Porto 2:1 (0:0)
Club Brugge - Bayer Leverkusen 1:0 (1:0)

Grupi C
Inter - Bayerni 0:2 (0:1)
Barcelona - Plzen 5:1 (3:1)

Grupi D
Tottenham - Marseille 2:0 (0:0)
Eintracht - Sporting 0:3 (0:0)

Rrahmani në minutën e 66-të u ndëshkua me kartonë të verdhë. 

Bayerni i Munihut tregoi lojë të madhe dhe pa ndonjë telashe fitoi me rezultat 2:0 në “San Siro”, kundër Interit.  Leroy Sane shënoi në minutën e 25-dhe Danilo D'Ambrosio autogol (67’).

Barcelona e demoloi me rezultat 5:1 skuadrën çeke Plzen. 

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, e nisi furishëm me het-trik.

Për Barcelonën realizuan Franck Kessie (13’), Lewandowski (34’, 45+3’ e 67’) dhe Ferran Torres (71’), ndërsa për Plzen realizoi Jan Sykora (44’).

Club Brugge falë golit të Abakar Sylla (42’) e mposhti me 1:0 Bayer Leverkusenin.

Tottenham ngadhënjeu me 2:0 ndaj Marseilles, duke iu falënderuar golave të Richarlison në minutën e 76-të e 81-të.

Atletico Madridi fitoi me rezultat 2:1 ndaj Portos. Autorët e golave për Atleticon janë Mario Hermoso në minutën e 90+2 e Antoine Griezmann (90+11') dhe për Porton realizoi Mateus Uribe nga penalltia në minutën e 90+6. 

Taremi i Portos në minutën e 82-të u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Sfida të nxehta

(E plotësuar): 81' Richarlison shënon golin e dytë, 2:0 për Tottenhamin. 
Mbemba i Marseilles u ndëshkua me karton të kuq në minutëne  49-të, ndërsa Tottenham shënon në minutën e 76-të me golin e Richarlison.
71' Ferran Torres shënon, Barcelona pa fije mëshirë për ekipin çek, 5:1.
68' Robert Lewandowski shënon het-trik, 4:1 për Barcelonën.
66' Leroy Sane i Bayernit godet dhe Danilo D'Ambrosio duke tentuar ta shpëtoj portën, ka shënuar autogol, 0:2.    
61' Atletico Madridi ende nuk po shënon.
56' Liverpooli nuk po e përbalon atmosferën fantastike në stadiumin "Diego Armando Maradona". 
 
Grupi A
Ajax - Rangers 4:0 (3:0)
Napoli  Liverpool 4:1 (3:0)

Grupi B
Atletico Madrid - Porto 0:0 (0:0)
Club Brugge - Bayer Leverkusen 1:0 (1:0)

Grupi C
Inter - Bayerni 0:2 (0:1)
Barcelona - Plzen 5:1 (3:1)

Grupi D
Tottenham - Marseille 2:0 (0:0)
Eintracht - Sporting 0:3 (0:0)

49' Luis Diaz shënon për Liverpoolin dhe ngushton rezultatin në 4:1.
47' Piotr Zielinski shënon, Napoli me rezultat 4:0 po e turpëron Liverpoolin.
46' Fillojnë pjesët e dyta.:
Përfundojnë pjesët e para. Napoli i Amir Rrahmanit po shfaq lojë shumë të mirë dhe është në epërsi me 3:0 ndaj LIverpoolit.
45+3 Robert Lewandowski nuk ndalet, shënon golin e dytë për Barcelonën, 3:1.
45' Napoli po e shemb LIverpolin, 3:0, autor i goliti Giovanni Simeone.

44' Jan Sykora shënon për Plzenin dhe ngushton rezultatin në 2:1 ndaj Barcelonës.

42' Club Brugge në epërsi me 1:0 ndaj Bayer Leverkusenit. Abakar Sylla realizon për skuadrën belge.
41' Barcelona e Napoli, po shfaqin lojë shumë të mirë.
38' Bayerni po sulmon në konak të Interit.
34' Robert Lewandowski në formë, shënon, Barcelona - Plzen 2:0. 

35' Liverpoli në presion, Napoli po tregon angazhim dhe madje e ka humb edhe një penallti

31' Napoli po e tregon klasin e saj ndaj gjigantit anglez, Liverpooli. Andre Zambo Anguissa shënon për 2:0.
25' Bayerni shënon kundër Interit në "San Siro". Autor i golit Leroy Sane. 
22' Inter - Bayern,.lojë e hapur,

18' Napoli lëshon një rast ideal, futbollisti Victor Osimhen dështon nga penalltia. 

13' Çekët tronditen, Franck Kessie shënon për Barcelonën. 

12' Amir Rrahmani, reprezentues i Kosovës, po luan me sukses për Napolin.

6' Napoli në epërsi. Futbollisti Piotr Zielinski shënon nga penalltia në portën e Liverpoolit.

4' Nuk ka gola në asnjë ndeshje/Fillojnë ndeshjet.

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Tottenham  Hotspur – Marseille

Skuadra londineze do ta nis sezonin e ri në Ligën e Kampionëve kundër skuadrës franceze Marseille.

Conte ka ndryshuar formacion në këtë ndeshje pasi që ai do të startojë me 4-4-2 dhe jo 3-4-3 ashtu sikurse jemi mësuar zakonisht.

Kane dhe Perisic janë dy sulmuesit me të cilët Conte ka startuar sot kurse nga fillimi ka startuar edhe Son dhe Richarlison.

Eintracht Frankfurt zhgënjen në duel me Sportingun

Eintracht Frankfurt zhgënjeu si vendas, pësoi debakël si vendas me rezultat 0:3 nga skuadrën portugeze, Sporting-u, në takimin e parë të grupit D të Champions League.

Futbollistët e të dy skuadrave u angazhuan maksimalisht por mysafirët në 25 minutat e fundit shpërthyen me gola.

Për Sporting-un janë tre pikë të mëdha në hapje të fazës së grupeve. 

Edwards (65'), Trincao (67') e Santos (82'), shënuan për skuadrën portugeze.

Në Grupin D garojnë Marseille, Tottenham, Eintracht Frankfurt dhe Sporting.

Ajax-i shumë i fortë për skuadrën skoceze

Skuadra holandeze, Ajax-i nga Amsterdami, me lehtësi e ka mposhtur me rezultat 4:0 Rangers-in, në ndeshjen e parë të grupit A në kuadër të Champions League në futboll.

Ajax është në grup me Liverpoolin, Rangers-in dhe Napolin. 

Golat i realizuan Alvarez (17’), Berghuis (32’ e 80’), Kudus (44’).

Skuadra skoceze nuk i bëri ballë lojës së vendasve dhe pësoi humbje t thellë.

Live: Sfida interesante në Champions League

Do të startojnë në orën 21:00, dy sfidat e para të vlefshme për Grupin B të Ligës së Kampionëve.

Duel tepër i luftuar dhe interesant, pritet të jetë ai mes Atletiko Madridit dhe Portos që do të zhvillohet në “Metropolitano Stadium”.

Ndërkohë sfida tjetër e po këtij grupi është ajo mes Klub Bryzh dhe Bajern Leverkuzen. Të katër trajnerët kanë zgjedhur edhe formacionet zyrtare, teksa nuk mungojnë surprizat në rreshtim.  

Atletiko Madridi dhe Bajern Leverkuzen janë 2 skuadrat favorite në letër në këto 2 përballje të mbrëmjes së sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat