Kundër Ceferinit

Futboll

Kundër Ceferinit

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 11:54
Kundër Ceferinit

Në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit, Dinamo arriti të mposhtë Chelsea me rezultatin 1-0, në ndeshjen e tyre të parë për llogari të fazës së grupeve të Champions League.

Kjo disfatë ishte pastaj vendimtare për shkarkimin e Thomas Tuchel nga stoli i bluve të Londrës.

Për ta ndezur sfidën, megjithatë, menduan tifozët vendas. Sapo kroatët mësuan për prezencën e presidentit të UEFA-s Aleksander Ceferin në stadium, vendosën t’i ofrojnë një përshëndetje shumë të veçantë.

Gjatë ndeshjes ata morën një baner, që kishte të shkruar fjalën UEFA, dhe duke e treguar mirë në tribunë, i vunë flakën me bomba tymuese, duke kënduar disa thirrje kundër vetë qeverisë europiane të futbollit dhe kreut të saj. Pamjet e incidentit kanë bërë xhiron e mediave klasike dhe rrjeteve sociale..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat