Karius përgatit rikthimin në Premier League

Futboll

Karius përgatit rikthimin në Premier League

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 16:08
Karius

Loris Karius përgatit rikthimin në Premier League pas eksperiencës së fundit me Union Berlin në Gjermani teksa është pranë firmës me Newcastle.

Pasi përfundoi kontratën me Liverpool, portieri është i lirë nga detyrimet dhe mund të bashkohet me klubin e ri edhe pas përfundimit të merkatos.

Gardiani që mori “famë” pas gafave me The Reds në finalen e Champions League në vitin 2018 ndaj Real Madrid, tashmë është gati t’ia nisë nga e para në Angli. Te Newcastle së fundmi është dëmtuar portieri i dytë, Karl Dalow që ka probleme me ligamentet e kyçit dhe pritet të mungojë për një kohë të konsiderueshme.

Kështu, drejtuesit e “”The Magpies” kanë menduar të nënshkruajnë Karius.

Ky i fundit pritet që në vijim të kryejë vizitat mjekësore për t’i dhënë formë zyrtare kontratës ndërsa 29-vjeçarit do t’i duhet që të luftojë për statusin e titullarit me gardianin Nick Pope.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat